Arsenali mposhtet në derbi/ West Ham mposht 0-2, Brighton i jep “leksion” Tottenham
Ashtu si në kupë, Arsenali ka pësuar një tjetër disfatë në derbin e Londrës nga West Ham. Topçinjtë ishin të pafuqishëm në shtëpi për të mposhtur rivalët e tyre, ndërsa pësuan dy gola.
Sfida u dominua nga të besuarit e Artetës, por West Ham u tregua pragmatist në dy momente, teksa aq i mjaftoi për të marrë 3 pikët. Në minutën e 13 ishte Soucek që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë qendërmbrojtësi Mavropanos, duke vulosur fitoren.
Kjo ishte humbja e dytë në 5 javë për Arsenalin, teksa në anën tjetër West Ham ka grumbulluar 12 pikë në po aq ndeshja të luajtura. Një tjetër ekip që mori fitoren mbrëmjen e së enjtes është Brightoni, i cili id ha një leksion Tottenhamit të Postecoglu. Skuadra e De Zerbit prodhoi më tepër raste shënimi, teksa 4 prej tyre mundi ti konkretizojë, duke shtangur londinezët.
Hinselhood kaloi në avantazh Brightonin në minutën e 11, ndërsa goli i Joao Pedro e mbylli pjesën e parë në shifrat 2-0 në favor të Brighton.
Në fraksionin e dytë kur pritej reagimi i Tottenham Estupinan dhe sërish Pedro i cuan shifrat në 4-0. Tottenham reagoi në 10 minutat e fundit, ku mundi të shënonte dy gola me Veliz e Davies, me rezultatin total 4-2. Pavarësisht kësaj disfate, ekipi i Postecoglu renditet në vendin e pestë, ndërsa Brighton në të 8in.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar