Gjuha shqipe po zbehet, nxënësit kanë probleme me shkrimin dhe leximin

25 Mars 2025 | 17:15

Gjuha shqipe po zbehet gjithnjë e më shumë dhe kjo për shkak të ndikimit të gjuhëve të huaja, një tendencë që po përhapet mes prindërve, të cilët duan t’ua mësojnë fëmijëve të tyre në një moshë sa më të vogël. Por kjo po çon në problematika me shkrimin, leximin dhe shqiptimin e gjuhës shqipe.

Kamera e Euronews Albania shkoi në një nga shkollat e kryeqytetit dhe kërkoi nga fëmijët e klasës së tretë të shkruanin fjalën “Mirë se vini”, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta shkruante saktë.

Të njëjtën kërkesë ua bëmë edhe nxënësve të klasës së gjashtë, dhe dy prej tyre e shkruan gabim.

Mes nxënësve ka edhe nga ata që kanë vështirësi në të shkruar dhe thuajse nuk njohin gërmat. Kjo frazë që shikoni në dërrasën e zezë është “Gëzuar ditëlindjen”, por një nxënës i klasës së gjashtë e shkroi në mënyrë të pasaktë.

Ekspertët thonë se gjuha shqipe po ndikohet nga anglishtja dhe se, përveç kontaktit të hershëm me të përmes mediave sociale, problematike është edhe futja e saj si lëndë mësimore që në klasën e parë.

“Po ndikohemi shumë nga anglishtja në shqiptim, morfologji, strukturë sintaksore dhe intonacion. Intonacioni i frazës nuk është më natyral për shqipen, por është mes shqipes dhe anglishtes. Këta njerëz për ku i përgatisim ne? Për në Angli? Për në Amerikë? Apo për Shqipëri? Ka shumë mundësi që 80% e tyre të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri, të shkruajnë dhe të flasin shqip. Por, duke e futur gjuhën kaq shpejt, pa u konsoliduar ligjërimi shqip te fëmijët, kjo e dëmton atë”, tha gjuhëtari Rami Memushaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026