Art me rërë në Durrës/ 16 të huaj në garë, artisti nga Kosova fiton çmimin e parë

21 Maj 2024 | 17:03

Skulptorë të ardhur nga e gjithë bota, e kthyen bregdetin e Durrësit në një galeri në natyrë për 3 ditë me radhë.

Ky ishte “Seaside Sand Art”, aktiviteti që bëri bashkë 16 artistë nga vende të ndryshme, të cilët kompozuan e riprodhuan në rërë portrete nga më të veçantat.

Detajet i dha për Euronews Albania, organizatori Indrit Hamiti.

“Marrin pjesë rreth 16 artistë shqiptarë dhe të huaj nga Kroacia, Armenia, Kosova, Kina, Italia dhe shqiptarë. Ata kanë përgatitur veprat e tyre në rërë në formën e një rrethi me 12 punë, që simbolizon orën, kohën që shkon, përkohshmërinë e përjetimeve”,-tha organizatori Indrit Hamiti

 “Me çfarë shohim, të gjithë ata që kalojnë në shëtitore ndalojnë bëjnë foto, hyjnë komunikojnë me artistët. E shoh një atraksion shumë interesant dhe në kontrast ndoshta edhe me një lloj kulture kolektive të tallavasë.”

Interesant ishte ky aktivitet edhe për pjesëmarrësit e huaj, të cilët e vizitonin Shqipërinë për herë të parë.

 “Unë vij nga Italia, kam një eksperiencë botërore përsa i takon skulpturës, por kjo është e parë që vij në Shqipëri. Mendova të vij të shoh, çfarë është kjo tokë për të cilën flasin kaq shumë në Itali.

Deri tani jam me përshtypjet më të mira. Ky organizim është mjaft interesantë dhe pjesëmarrësit po ashtu”,- Angelo Gabriele Fierro, skulptor.

“Ne vijmë nga Kina dhe kjo është vizita jonë e parë në Shqipëri, për të marrë pjesë në këtë aktivitet artistik dhe për të komunikuar dhe bashkëpunuar edhe me shumë artistë.

Ne këtu prezantohemi me dy vepra, një është kjo panda pas nesh dhe tjetra është një skulpturë me dy pjesë, “yin and yang”-u pranë detit. Siç besoj e dini, kjo e fundit është një filozofi antike kineze, të cilën donim ta sillnim këtu.”

Ndërsa shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës apeluan që aktiviteti të kthehej në një traditë të përvitshme.

“Mendoj se do të ishte shumë mirë që dhe për ne si artistë, por edhe për vetë qytetin, që kjo të kthehej në një kulturë të përvitshme”,-tha skulptori Alep Toska.

“Besoj se tashmë do të bëhet një lloj tradite, pse mos me u kthy në një event të përvitshëm?”-u shpreh Arton Behrami.

“Durrësi është i njohur për komunitetin e artistëve që ka, kështu që i ka të gjitha mundësitë që të kthehet në një qendër të artit për Shqipërinë” –tha organizatori Indrit Hamiti.

Në fund të aktivitetit, juria e përbërë nga emra të njohura të artit shqiptar vlerësoi më të mirët.

Çmimin e parë e rrëmbeu artisti nga Kosova, Selam Kastrati, i cili realizoi në rërë një ide të inspiruar nga e dashura e tij.

Vepra përfaqësonte një përqafim intim mes çiftit, që i përngjet një oktapodi, ku gjymtyrët shkrihen në një nga forca e dashurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026