Skulptori i ri në Tiranë rrëfen vështirësitë: Punoj si sanitar të mbuloj shpenzimet

10 Shkurt 2024 | 18:44

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania këtë të shtunë ishte një skulptor i ri me një emër mjaft të veçantë, Euro.

Euro, teska rrëfehet për pasionin dhe punën e tij si skulptor, shprehet se vetëm me të ardhurat nga arti është e vështire të mbijetosh në Tiranë.

Për këtë arsye, atij i duhet të punojë 8 orë si sanitar në një hotel në kryeqytet, çka i siguron të ardhurat shtesë që i duhen.

Euro tregon se vet nuk e ka aspak problem profesionin e sanitarit, pavarësisht se zonjat që i ka kolege të punës habiten, duke i thënë:”Ç’do ti këtu?”.

“Po gjithmonë e kam këtë frikën që mund të vdes në mjerim. Të gjithë artistët e kanë, prandaj ikin e lënë profesionin dhe gjejnë diçka tjetër. Aktualisht unë punoj si sanitar në një hotel këtu në Tiranë, pasi më duhet një punë tjetër, ndryshe nuk i dilet. Është tej mase e vështirë për të jetuar në Tiranë. Punoj 8-orë sanitar me turne. Si karektar unë nuk e kam problem, mjaftoj mos të largohem nga atdheu, pasi mund ta lija profesionin dhe të largohesha jashtë, siç po bëjnë të gjithë, por mendoj që më mirë të jem i pari në fshat këtu, se sa i fundit në qytet, atje. Si punë është e vështirë por ato koleget në hotel se janë 25 gra, më shohin si djalin e tyre dhe më mbajnë shumë mirë. U kam thënë që jam skulptor dhe më thonë: ‘Çdo ti këtu?’”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026