13 vjeç në Spaç, skulptori Urim Arapi rrëfen pasionin e gjetur brenda 4 mureve
Urim Arapi ishte vetëm 13 vjeç kur u burgos në Spaç. Lirinë e munguar e gjente në pikturë, me dhjetra letra të grisura derisa mësoj të pikturonte portrete, por pa e ditur se më vonë do të ishte një mjeshtër skulpturë autodidakt.
“Kur isha në burg punonte njëri me laps dhe unë e pash, më kapi dëshira të pikturoja, brenda vetes kisha kohë që e kisha atë dëshirë sa e sa letra kisha prishur”, skulptori Urim Arapi
Pasi doli nga burgu rastësia e lidhi të punonte me drurin, aty ku nisi ti jepte formë pasionit për të gdhendur të bukurat që i zinte syri. Ndërsa me nisjen e demokracisë në emigracion mësoj skulpturën në gur.
“Kur dola nga burgu kooperativa më vendosi të prisja dru. Atje kishte lloje-lloje drush, por njëra më pëlqeu e dija që përdorej për punime të tilla. Dhe fillova të bëjë lugë, pastaj tavëll duhani , pastaj zogjë kam bërë sa e la, pëllumba e shqiponja kam bërë shumë, se di sa kam bërë.
Kur punoja në mandarina gjatë kohës që të tjerët pushonin, unë bëja piktura, që të merrja ndonjë lek edhe kështu nuk ngelesha pa lek.
Pas demokracisë fillova të punoja edhe në gur, më mësoj një plak. Kam punuar edhe në Greqi, më kërkoj njëri një kokë perëndeshe, unë s kisha veglat për ta bërë atë po megjithatë do e bëja me ato që kisha”,-tha skulptori Urim Arapi.
Në albumet fotografike janë qindra punime që 80-vjeçari i ka shitur apo dhuruar. Ajo më e veçanta që ai memorizon është skluptura e Vasiliqisë.
” Kam bërë Vasiliqinë në gur , erdhën edhe nga Drejtoria e Kulturës ma kërkuan, por unë e kisha të shitur.
Më morri dy vite ta punoja, e pëlqyen shumë, jo thonjtë po edhe këto këtu i kisha bërë (trehon vijat e holla mbi lekuren e gishtave).”
Në këtë punishte më shumë se modestë në lagjen më të largët të Konispolit dhe me jetë të trazuar Urimi nuk i ndahet punës as edhe një ditë. Fiton shuma modeste por thotë se tani ka dëshirë më shumë se kurrë të punojë, e ndjen nevojë.
“Unë tani e kam filluar, tani dua të punoj më shumë, po më tha mëndja do e bëjë një gjë do bëjë. Shiten punimet, vijnë më thonë sa bën kjo merre sa të duash u them. Jo nuk vlerësohet puna e dorës, asnjëherë. Unë punoj se nuk dua të rri pa punë jo se shpërblehet ajo punë, asnjëherë jo”,-tha Urim Arapi
Duart e plasaritura të Urimit 80 vjeç që prodhojnë art pa reshtur, pavarësisht kushteve tregojnë artistin unik, që nuk hoqi dorë kurrë nga pasioni për skulpturën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida