Asgjësohen 900 bimë kanabis në Kurbin, arrestohet 61-vjeçari

10 Korrik 2024 | 11:42

900 bimë narkotike cannabis sativa janë asgjësuar në Kurbin, pas kontrolleve intensive të territorit.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 61-vjeçar, si autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Po ashtu bëhet me dije se ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 900 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 61-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Në këtë kuadër, u finalizua operacioni i koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Laç.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në Facebook lidhur me shpalljen “person i padëshiruar” të Ikballe Hudutit në Shqipëri, duke e ndaluar...
20:20 | 26/06/2026