“Askush nuk do më detyrojë të jap dorëheqjen”, Vuiçiç: Më kanë mbetur edhe 2 vjet
Vuçiç tha se askush nuk do të jetë në gjendje ta detyrojë atë të nënshkruajë dorëheqjen e tij ose të shpallë një qeveri kalimtare. I ftuar ne RTS Vuçiç tha se i kanë mbetur edhe dy vite në mandat dhe se i kishte premtuar popullit se do të shkojë i vetëm sepse askush nuk do ta mposht.
“Por koha më e mirë për Serbinë në historinë e saj do të mbetet pas meje. Në terma realë, Serbia ka pagat dhe pensionet më të larta në historinë e saj. Infrastruktura rrugore u ndërtua si kurrë më parë në histori. “Serbia nuk ka pasur kurrë një ushtri më të fortë”, tha Vuçiç.
Aleksandar Vuçiç iu përgjigj pyetjes së një gazetari për problemet më të mëdha në Serbi. Për presidentin e Serbisë këto janë probleme gjeopolitike, pastaj shqetësimi nëse Serbia do të arrijë normën e pritur të rritjes, por edhe energji të pamjaftueshme nga ana e tij si dhe nga ana e njerëzve në pushtet. Ai nuk përmendi protestat e studentëve si problemet më të mëdha në Serbi për momentin. Ai bëri të ditur se deri më 31 mars do të vijojë lufta më e madhe kundër korrupsionit, ku do të përfshihen njerëz nga pushteti, por edhe të gjithë ata që kanë qenë në pushtet në 20 vitet e fundit.
Duke folur per protestat Vuçiç tha se “ Ata nuk duan të flasin me mua dhe as me dikë tjetër sepse qëllimi është depersonalizimi…
Në përgjigje të deklaratës së prezantuesit se ka krizë të madhe sociale, Vuçiç ka thënë se nuk ka krizë sociale. “Vetëm se njerëzit janë të shqetësuar se dikush po ua bllokon rrugët. Ka shumë nervozizëm për këtë, por vetëm durim. është e rëndësishme për ne të flasim.
Katër nga sindikatat e tyre kërkuan që t’i merrja dhe unë i mora. Njerëzit erdhën, bënë kërkesa, unë pranova gjithçka”, tha presidenti i Serbisë. I pyetur nga prezantuesi se pse nuk janë plotësuar kërkesat e edukatoreve më herët, Vuçiç është përgjigjur se nuk ka mundur, se nuk është as tani, por se kësaj radhe ka marrë kërkesa paksa të ndryshuara, të cilat i ka pranuar
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës