“Asnjë dëshmi kundër UÇK-së”, Berhami: Haga po shkel të drejtat e njeriut

30 Maj 2024 | 11:57

Zhvillimet në Hagë për krerët e UÇK-së kanë ngritur polemika në qoftë se procesi gjyqësor është i rregullt. I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, analisti Artan Behrami ka deklaruar se krerët e UÇK-së po përballen me një padrejtësi dhe me një shkelje të të drejtave të njeriut.

Berhami tha se normalisht edhe gjykata e Hagës ka afate, pasi nuk mund të mbahen pambarimisht në paraburgim ish-komandatët e lartë të UÇK-së.

“Shteti i Kosovës i ka braktisur krerët e vet, i kanë lënë të vetmuar që ata të ballafaqohen me një padrejtësi dhe një gjykatë politike në Hagë. Normalisht duhet të ketë afate sepse ka norma ndërkombëtare, po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës dhe do të kishte qasje dhe në Gjykatën e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, ata asnjë ditë nuk do t’i mbanin në paraburgim sepse kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Prokuroria ka ardhur me arsyetime tepër banale për të mbajtur në paraburgim krerët e UÇK-së. Kërkesa e gjykatës mbrojtëse është një kërkesë legjitime që procesi të jetë i drejtë” tha ai.

Behrami shton se deri më sot nuk ka prova dhe as dëshmitarë që mund të provojnë fajësinë e krerëve të UÇK-së.

“Çfarë kemi parë deri sot nuk ka asnjë dëshmitar që deri sot akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi ose dëshmon dëshmitë e prokurorisë. Pra, gjykata deri më sot nuk ka sjellë asnjë dëshmi ose dëshmitar dhe kanë kaluar mbi një milion faqe dhe dëshmia e vetme këtë ditë është gërvishtja e një fotoje të presidentit Ibrahim Rugova. Unë mendoj që kjo është turp për vetë Perëndimin që është duke u munduar të rishkruajë historinë” tha Berhami.

Sipas tij, në një situatë kaq të nxehtë botërore në Gaza dhe Ukrainë është e turpshme si Evropa po rishkruan historinë e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026