“Asnjë popull nuk mund të jetë kurrë i kënaqur”- Rama: Vazhdon mallkimi që nga 1912

4 Maj 2025 | 20:42

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se shqiptarët për politik “të japin ujë në bisht të lugës”.

Ai tha se nuk ka analistë më të mirë se populli, ndërsa sipas tij njerëzit në terren janë shumë më analistë të mirë, se sa analistët që ftohen në studiot televizive.

Rama shtoi se asnjë popull nuk mund të jetë i kënaqur pasi nëse kjo arrihet nuk ka më ambicie për tu përmirësuar.

“Shqiptarët janë ndër njerëzit më të paduruar, ndaj çajnë malet dhe detet e kudo ku shkojnë lënë nam për mirë. Në të gjitha rrugët ku futen shqiptarët bëjnë sukses sepse janë të jashtëzakonshëm. Këtu është çështja e kulturës së 500 viteve dhe e kulturës transaksionale dhe e kulturës së re institucionale. Këtë problem kanë edhe grekët. Te pjesa që nuk janë të kënaqur, asnjë popull nuk mund të jetë kurrë i kënaqur sepse i bie të mos ketë më ambicie. unë jam vetë një shqiptar shumë i pakënaqur, sepse dua që gjerat të shkojnë shumë më mirë dhe e di që gjërat mund ti bëj më mirë.

Ama shqiptarët janë burim energjie të jashtëzakonshëm, kur mblidhem bashkë krijojnë disa probleme të traditës institucionale, të kulturës demokratike e kështu me radhë. Shqiptarët kanë pasur edhe një problem tjetër shumë të madh, sepse ka pasuir në një anë një kamp politik ku ujërat, njerëzit kanë lëvizur, ka pasur ndryshim, ndërsa nga ana tjetër ka pasur një kamp politik të marr peng që është kthyer në kënetë. Ajo kënetë është fatkeqësi kombëtare. Për mua është mallkimi që i ndjek shqiptarët që nga 1912”,-tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në...
09:45 | 27/07/2026

Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)

Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate...
09:37 | 27/07/2026

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026