Asnjë rast me hepatit akut në Shqipëri, mjekët: Shfaqet me verdhëz

29 Prill 2022 | 15:23

Numri i rasteve me hepatit akut të fëmijëve në Evropë është rritur. 191 fëmijë janë prekur në vende të ndryshe të botës, pjesa më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar, konfirmon shefja e epidemiologjisë në ISHP.

“Ne monitorojmë verdhëzën, sepse hepatiti shfaqet me verdhëz dhe monitorojmë edhe raportimet e mjekëve, nga të dyja llojet nuk kemi asnjë të dhënë që mund të kemi raste me hepatit akut”, tha Bino.

Simptomat janë të ngjashme me një rrufë të zakonshme.

Ka disa dyshime sesi hepatit akut mund të transmetohet nga njëri fëmijë tek tjetri.

“Një supozim është rruga fekal-orale dhe rruga respiratore. Në përgjithësi fëmijët nuk bëjnë hepatite akute në forma të rënda kjo është arsyeja se për se është ngritur alarmi”, u shpreh Bino.

Hepatiti mund të nisë me dhimbje muskujsh, lodhje, temperaturë e diarre. Kur këto shenja zgjasin më shumë se dy ditë rekomandohet që fëmijët të dërgohen tek mjeku i familjes, e më tej të kryhen analizat e gjakut.

Shumica e pacientëve në botë janë shëruar, por disa të tjerë kanë kryer transplant të mëlçisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026