Asnjë rast me Hiv-Aids në qarkun e Korçës, punonjësja sociale zbulon arsyet

2 Dhjetor 2023 | 19:29

Gjatë dy viteve të fundit në bashkitë Korçë, Maliq dhe Pustec nuk ka asnjë rast të regjistruar me HIV-AIDS. Një gjë e tillë është bërë me dije nga Nertila Sterjo, punonjësja sociale e drejtorisë vendore të kujdesit shëndetësor në Korçë kur tha se gjatë këtyre dy viteve është shtuar në maksimum numri i testimeve për të shkëputur kështu zinxhirin e transmetimit të Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme.

“Ne padyshim kemi rritur me sukses numrin e të testuarve që është dhe qëllimi kryesor i qendrës sonë. Vjet në vitin 2022 numëronim 692 të testuar. Deri tani pa përfshirë muajin nëntor dhe dhjetor kemi 670 të testuar dhe besoj e rrisim deri në fund të vitit. Muaji dhjetor starton dhe javën Europiane kundër HIV”, tha Sterjo.

Punojësja sociale e njësia vendore të kujdesit shëndetësor shton se zerimi i rasteve me sëmundje seksualisht të transmetueshme ka ardhur për dy arsye: Së pari numri në rritje i testimeve si dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për këto sëmundje.

“Motoja jonë e gjithë këtyre viteve ka qenë që të mbajmë Korçën në nivelet 0 të infektimeve, bëjmë sensibilizime dhe informime për të tërhequr sa më shumë persona për testime vullnetare.

Nga ana e specialistes së kujdesit social bëhet me dije se në këto bashki kemi të bëjmë me 4 raste të izoluara por infektimi ka shumë vite që ka ndodhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026