Asociacioni në Kosovë, analisti zbulon çfarë kërkon të “kontrollojë” Serbia në Veri
Analisti Gazmir Raçi është shprehur se Serbia përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, kërkon të marrë nën kontroll menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë.
Komentet Raçi i bëri përmes një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është garancia e vetme që asociacioni të mos cënojë Kushtetutën.
Ai tha gjithashtu se edhe draft-statuti i Ramës për marrëdhëniet Kosovë-Serbi ka disa problematika logjike.
“Për mua çelësi kryesor i draftit të fundit është Gjykata Kushtetuese dhe vlerësimi që do të bëjë GJK. Kjo është garancia e vetme që në fund ne do të kemi një dokument të gjykuar nga GJK. Këto akte janë të mira e kanë ndihmuar procesin. Por ka edhe disa dilema.
Drafti i Ramës ka disa probleme logjike, si mundet në një dokument të ekzistojë autonomia dhe GJK. Sepse GJK në bazë të kushtetutës nuk mund të lejojë një autonomi dhe të ndërhyjë në sistemin qeverisës të Kosovës. Në rastin e Kosovës autonomia percepton diçka negative.
Autonomi lokale në Kosovë kanë Komunat. Madje komunat me shumicë serbe kanë një autonomi shumë të zhvilluar. Pëershembull në universitetin e Mitrovicës së Veriut dhe Spitalin rajonal vetëm Mitrovica e Veriut ka mundësi ta menaxhojë sipas Kushtetutës së Kosovës, gjë që madje edhe Prishtina nuk e ka”, është shprehur Raçi.
Serbia ka insistim të vazhdueshëm që arsimin dhe shëndetësinë t’ia kaloj për vetëmenaxhim asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo është problematike sepse sistemi jonë legjislativ nuk lejon një sektor të tretë të menaxhojë këta dy sektorë, pasi janë përgjegjësi e qeverisë. Kjo është sfidë e madhe, por sfidë tjetër mbetet edhe te panifikimi urban dhe hapësinor”, është shprehur Raçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 14:10 Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 14:02 Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë
- 14:02 Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)