Aston Martin prezantoi Newey’n
Adrian Newey veçoi pasionin, përkushtimin dhe entuziazmin e Lawrence Stroll, pa harruar befasinë pozitive kur u përball me fabrikën e Aston Martin, që e bindën të zgjidhte skuadrën angleze për të vazhduar karrierën në Formula 1. Muaj spekulime për të ardhmen e tij përfunduan sot kur Lawrence Stroll njoftoi se kishte fituar garën për firmën e dizenjatorit më të suksesshëm në cirkuit, pas largimit të tij nga Red Bull.

Në një event special në selinë e re të Aston Martin në Silverstone, Newey iu bashkua Stroll në prezantimin e kapitullit të ri që starton në 1 Mars 2025. Ai foli me superlativa për campus’in ku ndodhej që konsiderohet një vepër arti më vete dhe që zotëron një tunel për testimet e erës dhe simulator në dispozicion të pilotëve zhvillues. 12 herë kampioni i Botës me 3 skuadra të ndryshme zbuloi se kishte nevojë për një sfidë të re, ndaj vendosi të largohej nga austriakët me të cilët punoi prej vitit 2006.

Ai vlerësoi impenjimin e pronarit të ri të cilin e krahasoi me Frank Williams, Ron Dennis, Eddie Jordan që në kohën e tyre mbanin edhe pozicionin e atij që sot njihet si Team Principal. Për Newey’n, Lawrence Stroll është besimplotë në stafin e tij. Ka përcaktuar një objektiv dhe është i kënaqur që investon për ta realizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë