Astrologu Pulla: Ky shtator do jetë më i miri në këto 10 vite
Astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim për “Good morning Albanians” në Euronews Albania sa i takon shenjave të zodiakut për këtë shtator, që siç tha ai do të jetë më i miri në 10 vitet e fundit.
Ai tregoi se muaji do të jetë i mbarë në dashuri për shenjën e binjakut dhe shigjetarit, që do të kenë mundësi për njohje dhe lidhje të reja. Pak më të vëmendshëm, sipas Pullës, duhet të tregohen ata të shenjës së akrepit, peshores dhe demit. Astrologu shtoi se çështjet me rëndësi duhen mbyllur pas datës 15 shtator.
Ndërkaq, të gjitha shenjat do të jenë në rregull me çështjet ekonomike për këtë muaj.
“Pas datës 15 është mirë sepse planetët në retrogradë që janë tani pas datës 15 janë në rrugë të drejtë, siç është Mërkuri, siç është Afërdita dhe shumë gjëra të tjera që ndikojnë. Do jetë shtator i mbarë, s’ka ku të shkojë. I vetmi shtator në 10 vitet e fundit,” – u shpreh Pulla.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit