“Ata të shohim punën e tyre ne tonën”, Balla: Reformat i bëjmë edhe pa PD
Në një komunikim për mediat ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit, i cili tha se kushte, kërcënime, shantazhime me histori Komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj Partisë Socialiste nuk ka.
Sipas tij, me historinë që ne ikim, ne s’vijmë, ne s’votojmë, PD duhet të shikojë punën e vetë, ndërsa PS do të shoh punën e saj.
“Synimi ynë është të përmbyllim bisedimet për anëtarësim brenda vitit 2027 dhe të përmbyllim procesin e plotë, pastaj të ratifikimit të marrëveshjes së anëtarësimit dhe anëtarësimin brenda këtij dhjetëvjeçari, pra brenda vitit 2030. Dua të jem shumë i qartë sot me publikun, radhë të parë. Sa i përket pozicionit tonë, një pozicion që ua kanë bërë me dije edhe kolegëve të Partisë Demokratike në konferencë kryetarësh apo edhe në komunikime të tjera jopublike.
Se kushte, kërcënime, shantazhime me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj Partisë Socialiste, ndaj grupit të saj parlamentar, nuk ka. Me historinë që ne ikim, ne s’vijmë, ne s’votojmë. Ata të shohin punën e vet, ne do shohim punën tonë.
Ne do të presim reflektim nga ana e tyre. Është një vendim emocional i mirëkuptueshëm në kushtet e javës së kaluar, por besoj që emocionet do t’u kalojnë edhe pas gjelit të detit dhe bakllavasë. Dhe në janar, por për shkak të mbylljes së sesionit, në fillimin e sesionit të ri, t’i rikthehen punës. Në rast se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, po e them sot, ata e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komisione, ne e prishim dakordësinë për të ndryshuar shumicën në të dy komisionet.
Në rast se ata mendojnë që mund të marrin peng komisionet, për shkak se komisionet janë bipartizane me barazi mes pakicës dhe shumicës, atëherë ne do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve, të cilët kanë caktuar se kush është shumica dhe kush është pakica. Pakica nuk e merr dot peng nevojën e reformës, ndërkohë që gatishmëria jonë për t’u ulur me opozitën për çdo çështje mbetet e njëjtë”, u shpreh Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak