Atentati në Dobraç| Policia në kërkim të personit të 3-të, kontrolle në disa klinika

4 Nëntor 2024 | 11:52

Dy klinika mjekësore në Shkodër janë kontrolluar nga policia, pasi një person i tretë i dyshuar, i cili ndodhej në automjetin ku humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, mund të ketë marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra.

Policia pritet të verifikojë nëse pas atentatit, personi i tretë i dyshuar ka kërkuar ndihmë mjekësore në klinikat private.
Për të identifikuar këtë individ, blutë e vendit  kanë dërguar për ekzaminim në laborator profile biologjike, përfshirë fije floku dhe gjurmë gishti.

Ky zhvillim vjen si pjesë e hetimeve mbi ngjarjen tragjike në Dobraç, e cila ka shkaktuar shqetësim në qytet dhe në opinion publik në tërësi.

Policia po shqyrton çdo informacion në lidhje me identitetin dhe gjendjen shëndetësore të këtij personi, në përpjekje për të sqaruar rrethanat e incidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026