Atentati në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari që drejtonte makinën nga u qëllua me armë

24 Shkurt 2025 | 11:54

Është vënë një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër.   Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30, në rrugën “New York” pranë Rrethit të Bathores në Kamëz, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Nga kjo ngjarje policia ka shpallur në kërkim 3 persona.

Sipas njoftimit të policisë 17-vjeçari i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorsinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz, specialistët për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zgjaten hetimet, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:51 | 16/07/2026

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026