Mohon përfshirjen në vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

24 Shkurt 2025 | 14:09

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në qytetin e Shkodrës.

Në sallën e gjyqit Safet Bajri mësohet se ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e Fatbardh Licit 7 vite më parë në qytetin e Shkodrës.

Safet Bajri u arrestua të premten në Shkodër me urdhër të SPAK dhe më pas u transferua nga forcat speciale drejt Tiranës.

53-vjeçari Fatbardh Lici, i vrarë rreth 7 vite më parë, dyshohet se është viktimë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.

Sipas hetimeve të prokurores së SPAK, Elida Kaçkini, dhe vendimit të gjyqtares së posaçme, Etleva Deda, masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë edhe për Behar Bajrin, i njohur gjithashtu me mbiemrin Brajoviq, dhe Astmer Bilalin.

Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar.

Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë me urdhër të SPAK, në kuadër të disa procedimeve penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026