Atentati në Laç dhe itinerari që ndoqën autorët | 5 zhvillime kryesore

23 Korrik 2022 | 17:58
  • Viktima në Laç dhe i plagosuri, shënjestra në atentate të mëparshme

Klisman Reçi, i riu që u vra në atentatin e djeshëm në Laç, ka qenë shënjestër edhe më parë në atentate, por i ka shpëtuar plumbave.

Ai u qëllua në makinën e tij, “Mercedes ML” në maj të këtij viti në autostradën Lezhë-Milot.

27-vjeçari po udhëtonte me kushëririn e tij në makinë, i cili njoftoi policinë për atentatin. Asnjë person nuk është arrestuar nga policia për këtë ngjarje.

Lexoni për më shumë: Viktima në Laç dhe i plagosuri, shënjestra në atentate të mëparshme

Atentati në Laç, Ylli Brahimi
  • VIDEO | Drejt Krujës, itinerari që ndoqën autorët e antenatit të Laçit

Euronews Albania ka mundur të zbulojë itinerarin që ndoqën autorët e atentatit të djeshëm në Laç, ku humbi jetën Klisman Preçi dhe ngeli i plagosur Ylli Brahimi.

Autorët pasi kryhen atentatin në hyrje të një pallati në Laç, dyshohet se ata janë larguar me një mjet tip “Audi”, që më pas është gjetur i djegur në fshatin Borizanë të Krujës.

Gazetari Eni Ferhati bashkë me ekipin e Euronews Albania kanë mundur të sjellin pamjet edhe nga vendi ku u gjet mjeti i djegur.

Lexoni për më shumë: VIDEO | Drejt Krujës, itinerari që ndoqën autorët e antenatit të Laçit

Foto nga vendi ku u gjet makina e djegur
  • ‘Non grata’, Berisha letër ambasadorit britanik: Vendim absurd

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit britanik Sir Alastair King-Smith, një ditë pasi informoi se ishte shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe.

Berisha shprehet se ky vendim është absurd dhe se ka për qëllim zgjatjen e ditëve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas kryedemokratit, nuk ka asnjë fakt apo provë që tregon se ai është përfshirë në korrupsion.

Lexoni për më shumë: ‘Non grata’, Berisha letër ambasadorit britanik: Vendim absurd

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
  • Ballkani nuk mund të jetë në paqe dhe i suksesshëm pa Serbinë, thotë Vulin

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin tha këtë të shtunë se një Serbi e fortë dhe e qëndrueshme është garanci e një Ballkani me stabilitet.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit nuk mund të jetë në paqe dhe i suksesshëm pa Serbinë.

Lexoni për më shumë: Ballkani nuk mund të jetë në paqe dhe i suksesshëm pa Serbinë, thotë Vulin

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin
  • Emergjencë globale, OBSH-ja jep alarmin për linë e majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur emergjencë globale shëndetësore për përhapjen e lisë së majmunëve.

Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe vjen për shkak të rritjes së rasteve në të gjithë botën.

Vendimi u mor këtë të shtunë pas takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për linë e majmunëve.

Lexoni për më shumë: Emergjencë globale, OBSH-ja jep alarmin për linë e majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë. Foto: Wikimedia
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026