Atletët ‘pushtojnë’ Francën, rriten ethet në prag të nisjes së Lojërave Olimpike
Një rrjedhë e vazhdueshme atletësh dhe stafi mbështetës ka vërshuar në terminalet e mbërritjes në aeroportet franceze, në prag të ceremonisë së Lojërave Olimpike.
Maria Luisa Doig Calderon, një skërmiste nga Peruja, ka udhëtuar në Paris për të marrë pjesë në Olimpiadën e tretë të saj. ajo është shumë e emocionuar.
“Është një ëndërr që bëhet realitet. Jemi stërvitur shumë për këtë event. E praktikoj këtë sport prej 28 vjetësh dhe kjo do të jetë Olimpiada e tretë, ndaj jam shumë e emocionuar”, deklaroi Calderon.
Atletja e njohur britanike, Kirsty Gilmour ka disa truke nën mëngë për të lehtësuar stresin, teksa pret në fshatin olimpik për ndeshjen e parë të saj.
“Kam sjell jastëkun nga shtëpia. Kam sjell edhe një qiri. Dua të ndihem pakëz sikur jam në shtëpi dhe jo në një fshat olimpik të veçuar. Thjesht po përpiqem ta bëj qëndrimin më të rehatshëm”, deklaroi Kirsty Gilmour, atlete britanike.
Lojërat Olimpike të Parisit nisin të premten e 26 korrikut dhe do të zgjasin deri më 11 gusht.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë