Austin: SHBA-ja do përpiqet që të shmangë një konflikt midis Kinës dhe Tajvanit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se SHBA-ja do të bëjë pjesën e saj, për të menaxhuar tensionet me Kinën dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm të saj me Tajvanin.
Sipas tij, Kina po bëhet gjithnjë e më agresive në Azi, sidomos në zonën përreth Tajvanit, shkruan Reuters.
Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit, me dy ekonomitë më të mëdha të botës të cilat janë përplasur për disa çështje, si Tajvani dhe aktiviteti ushtarak i Pekinit në Detin e Kinës jugore.
Gjatë një takimi që Austin pati me ministrin e Mbrojtjes së Kinës Wei Fenghe të premten, të dy zyrtarët thanë se duan një marrëdhënie më të mirë midis dy vendeve edhe pse nuk kishte ndonjë shenjë për ndonjë përparim të mundshëm.
Austin tha se politika e SHBA-së për Tajvanin ishte të qëndronte kundër çdo ndryshimi të njëanshëm të status quo-së.
“Politika jonë nuk ka ndryshuar. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të menaxhuar këto tensione me përgjegjësi, për të parandaluar konfliktin dhe për të ndjekur paqen dhe prosperitetin.”
Javë më parë, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme për të ndërhynin ushtarakisht në rast se Kina do të pushtonte Tajvanin.
Pekini e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.
LEXONI GJITHASHTU
Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi