Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike
Austriakët kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon ta korrë fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake.
Fushatë zgjedhore u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin.
FPO-ja kryesoi me muaj të tërë në sondazhet publike, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e paraqiti veten si burrështetas dhe e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik.
Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar.
Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.
Rezultatet preliminare pritet të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së votimit.
“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.
“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo, shkruan REL.
Fitorja e FPO-së dp ta bënte Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania.
FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.
Ajo e mposhti OVP-në për më pak se një për qind në zgjedhjet për Parlament Evropian në Austri qershorin e kaluar.
OVP-ja, e cila sikurse FPO-ja mbështet rregulla më të ashpra për emigrantët, është partia e vetme e hapur për koalicion me partinë e së djathtës ekstreme.
Megjithatë, Nehammer thotë se partia e tij nuk do t’i bashkohet një qeverie pjesë e së cilës është edhe Kickl.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër