Autobusi i ‘Unazës’ me probleme teknike? Eksperti Gëzim Hoxha analizon aksidentin
Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore analizoi aksidentin e ditës së djeshme te “Ura e Tajvanit” ku një autobus u përplas me disa automjete dhe për pasojë 10 persona mbetën të plagosur.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se dyshon se autobusi i linjës së “Unazës” kishte probleme teknike.
Më tej ai theksoi se para 10 vitesh kaishin bërë një kontroll të autobusëve, ku shumë prej tyre kishin dalë me probleme teknike.
“Ajo që më intrigon është fakti se çfarë ka dashur ai personi që e filmon autobusin në vazhdimësi? Është një konkluzion që ky autobus nuk është në rregull. Që nga fillimi që qytetari e filmon, autobusi duket i shtrembër nuk duket i drejtë. Pra dyshoj se gjendja teknike mund të ketë probleme. Para 10 vitesh bëmë një kontroll në qytetin e Tiranës, kontrolluam nja dy tre linja ku 70% e autobusëve ishin me probleme teknike. Ato që pezulluam ne në ato kohë, kishte shfryrje ajri.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit