Autorët e krimeve seksuale, nis mbledhja e firmave për të krijuar regjistrin online

24 Tetor 2020 | 09:54

Kjo është Anxhela, e cila prej disa ditësh ndodhet përpara kësaj stende, në përpjekje për të mbledhur firma në peticionin kundër dhunës.

Rreth 20 mijë është numri i firmave që duhen mbledhur për të krijuar regjistrin kombëtar të autorëve të krimeve seksuale. Qëllimi është parandalimi i dhunës.

Njëzeteshtatë organizata janë bërë bashkë për krijimin e këtij regjistri, ku më pas Kuvendi do të çojë në miratimin e kësaj nisme.

“Besoj se po ecim me ritme të shpejta, pasi pikat në Tiranë i kemi shtuar dhe feecback nga qytetet e tjera të Shqipërisë ka qenë shumë pozitiv,” – tha vullnetarja Anxhela Qunaj.

Megjithatë nuk mungojë as rastet kur kalimtarët nuk ngurojë t’i bashkohen kësaj kauze.

“Jemi të gjithë kundër dhunës, kush është pro, të marrin dënimin në maksimum,” – u shpreh një qytetar.

“Mendoj se personat që e ushtrojnë dhunë duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe duke qenë se nuk kanë turp për veprimet ky regjistër do t’i bëjë më të ndërgjegjshëm,” – tha një tjetër.

“Duhet të ishte kryer para disa vitesh, pasi kemi një përqindje shumë të lartë të femrave që dhunohen… Unë mendoj se më shumë sesa dënimi ligjor ai moral do ti bëjë të mos ta përsërisin… nëse nuk bëjmë një hap dhe nuk vëmë një gur ne nuk bëjmë dot një mur dhe më pas një kështjellë dhe ne na duhet një kështjellë kundër dhunës,” – tregoi një tjetër qytetar mendimin e tij.

Mbledhja e firmave për nismën do të vijojë deri më 30 tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026