Autori i disa vjedhjeve në Himarë, arrestohet 37-vjeçari

7 Qershor 2026 | 11:14

Policia e Himarës ka vënë në pranga këtë të diel një 37-vjeçar, pasi dyshohet se është autori kryesor i disa vjedhjeve të konstatuara në Himarë.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë A. A., 37 vjeç, i cili vidhte në banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të provave, administrimit të pamjeve filmike dhe kryerjes së veprimeve të shumta procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. A., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë periudhës janar–qershor 2026, në zonat Dhërmi, Qeparo, Kuç dhe Himarë.

Nga hetimet ka rezultuar se ai ka vjedhur në banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti, shuma parash dhe sende me vlerë, në këto zona të Bashkisë Himarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera gjatë kësaj periudhe, për të cilat 37-vjeçari dyshohet si autor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026