“Autori i dytë do largohet jashtë vendit?!” Gazetari: Pse s’u gjet telefoni…

24 Nëntor 2024 | 21:19

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin C. Ai tha se dëshmitë e shtatë personave të pyetur për ngjarjen mbeten për të verifikuar, gjithashtu ai tha se janë marrë në vendngjarje gjurmë biologjike që do të verifikohen.

“Çështja është se nuk është përjashtuar asnjëherë përfshirja e një personi të dytë. Megjithëse policia u mundua të ishte korrekte, deri më tani është vetëm një autor i dyshuar. çështja është që në këtë puzzle mungon për shembull, aparati celular i autorit të vetëm të dyshuar, Mario Ll. Ky konflikt rezulton se ka qenë i shtrirë dhe i akumuluar për disa kohë. Nëse gjendet telefoni do ndihmojë në zbardhjen se si është organizuar, kush janë përfshirë e të tjerë”,-tha Gazetari.

Ai tha gjithashtu se po aludohet se po ndihmohet “autori i dytë”.

“Aludohet se po favorizohet personi i mitur i dytë, i cili është fëmija i dikujt me pozicione publike. Mua personalisht nuk më rezulton. Një version, kam marrë informacion që do largohen jashtë vendit, por kjo mbetet për tu parë”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026