Avari në rrjetin e Ujësjellësit, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Vlorës

24 Prill 2026 | 14:16

Një avari në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e defektit, ka dalë jashtë funksionit stacioni kryesor i furnizimit, duke lënë pa ujë gjatë orëve të pasdites zonat që mbulohen prej tij.

Autoritetet bëjnë me dije se zona bregdetare nuk do të ndikohet dhe do të vijojë të furnizohet normalisht me ujë.

Ndërkohë, ekipet janë angazhuar në terren për riparimin sa më të shpejtë të avarisë, ndërsa u kërkohet qytetarëve mirëkuptim për situatën e krijuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026