Avionët luftarakë serbë sulmojnë dronët ‘vëzhgues’ në kufirin Serbi-Kosovë

2 Nëntor 2022 | 10:29

Dronë pa shenjë u shfaqën në kufirin Kosovë-Serbi “duke vëzhguar kazermat dhe pozicionet” e ushtrisë serbe, pohuan autoritetet e Beogradit, duke bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç të urdhërojë avionët luftarakë të vendit t’i rrëzojnë ata.

Dronët u larguan nga hapësira ajrore serbe përpara se avionët luftarakë të arrinin objektivat e tyre, njoftoi transmetuesi publik RTS.

Kryeministrja Ana Brnabiç tha në një intervistë për RTS të martën në mbrëmje se dronët u pikasën teksa vëzhgonin një pozicion ushtarak në anën serbe të kufirit dhe dy kazerma, duke shtuar se ajo nuk donte të spekulonte për origjinën e pajisjeve pa pilot, shkruan Euronews.

Ajo theksoi se urdhri ishte që të rrëzoheshin dronët në hapësirën serbe dhe autoritetet do të monitoronin më tej zonën.

“Nëse këto gjëra vazhdojnë të ndodhin, ne do të rrëzojmë çdo dron të tillë, ashtu si çdo vend tjetër”, shtoi Brnabiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026