Avionët rusë i shkelin hapësirën ajrore, Estonia kërkon konsultime me NATO-n
Estonia ka kërkuar konsultime me anëtarët e tjerë të NATO-s pasi avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore të premten.
Ministria e Jashtme e Estonisë deklaroi se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në qiellin e Estonisë “pa leje dhe qëndruan atje për një total prej 12 minutash” mbi Gjirin e Finlandës.
Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca ushtarake “reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rus”, duke e quajtur atë “një tjetër shembull të sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur”.
Italia, Finlanda dhe Suedia ngritën në ajër avionë luftarakë në kuadër të misionit të NATO-s për të forcuar krahun e saj lindor. Më vonë, Rusia mohoi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë.
Tensionet janë përshkallëzuar midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Rusisë javën e fundit, pasi Polonia dhe Rumania, të dyja anëtare të NATO-s, thanë se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore.
Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha se ndërhyrja e së premtes në hapësirën ajrore të Estonisë ishte një “provokim i qartë” dhe u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s të tregojnë unitet në përgjigjen e tyre.
“Shkelja prej dymbëdhjetë minutash, shkelje e rëndë, e hapësirës ajrore të NATO-s ka nevojë për një përgjigje të fortë në një nivel politik, si dhe në një nivel praktik”, tha ai.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se avionët ishin në një “fluturim të planifikuar, në përputhje të rreptë me rregulloret ndërkombëtare të hapësirës ajrore dhe nuk shkelën kufijtë e shteteve të tjera, siç konfirmohet nga monitorimi objektiv”.
Në përgjigje, NATO u zotua të zhvendosë asetet ushtarake, përfshirë avionët luftarakë, në drejtim të lindjes për të forcuar mbrojtjen.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)