Avioni amerikan asgjëson objektin e dyshimtë që fluturonte mbi Kanada
Një avion luftarak amerikan ka qëlluar një “objekt të paidentifikuar” që po fluturonte në veri të Kanadasë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau e bëri njoftimin në Twitter pas një bisede telefonike me presidentin Joe Biden pasditen e së shtunës.
“Objekti po fluturonte në një lartësi prej 40 mijë këmbë, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore kanadeze dhe përbënte rrezik për fluturimet e avionëve civilë. Ai u rrëzua rreth 100 milje nga kufiri mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, mbi territor kanadez, në rajonin Jukon,’ – deklaroi Anita Anand, ministre e Mbrojtjes në Kanada.
Bëhet fjalë për objektin e tretë që rrëzohet pasi një avion luftarak amerikan shkatërroi një balonë-spiune një javë më parë dhe pasi një tjetër u eliminua të premten teksa fluturonte mbi Alaskë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)