Foto në avion me Duçkën, reagon Shkëlzen Berisha: Më kërkoi me insistim një selfie
Shkëlzen Berisha, djali i kreut të PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një fotoje ku duket me ish-zyrtarin e kryeministrisë të përfshirë në aferën McGonigal Dorian Duçka.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se gjatë një udhëtimi me avion, Duçka që ishte ulur pranë tij i kishte kërkuar me insistim të bënin një selfie.

“Ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, unë nuk udhëtoj në avion privat dhe për rrjedhoje në një avion linje, njëlloj si në një urban publik, udhëtarët dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot unë. Qëllimi i udhëtimit tim të bërë para disa vjetësh, nuk ka pasur asgjë të përbashkët me sekserin e Ramës përveç ulëses afër në avion dhe insistimit të tij për të bërë një selfie, si shumë të tjera, që më kërkohen nga njerëz të njohur dhe të panjohur. Uroj dhe shpresoj që kur të pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat të kenë argumente më bindëse për “pafajësinë” e tyre”, shkruan Shkëlzen Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 13:54 Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut