Avokatët: Arben Ahmetaj ndodhet jashtë vendit për arsye familjare

12 Korrik 2023 | 16:50

Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se ish-ministri ndodhet jashtë vendit për arsye familjare.

Ka nisur me debate, Mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të Arben Ahmetaj.

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ai i cili u përplas me Kryetaren e Kuvendit në lidhje me mospërfshirjen në seancën plenare të ditës së nesërme të votimit për dhënien e autorizimit të prokurorisë për arrestimin e ish-zv. kryemninistrit.

Sipas deputetit të PD, maxhoranca po i jep kohë Ahmetaj që të fshihet duke penguar drejtësinë të veprojë.

Bëhet me dije se nga ana e Kuvendit është kërkuar që seanca në Kuvend për Ahmetajn të mbahet të hënën në orën 17:00, por që ende nuk ka kaluar në votim.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për Ahmetaj dhe arrestimin e tij. Ish-zëvendëskryeministri rezulton se është larguar nga Shqipëria para se kërkesa të dorëzohej në Parlament. Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani deklaroi në mbledhjen e mbajtur dje se të gjitha provat që janë mbledhur justifikojnë kërkesën për arrestimin e deputetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026