Debate në Këshillin e Mandateve për Ahmetajn, Kuvendi: Seanca të mbahet të hënën

12 Korrik 2023 | 16:46

Ka nisur me debate, Mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të Arben Ahmetaj.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ai i cili u përplas me Kryetaren e Kuvendit në lidhje me mospërfshirjen në seancën plenare të ditës së nesërme të votimit për dhënien e autorizimit të prokurorisë për arrestimin e ish-zv. kryemninistrit.

Sipas deputetit të PD, maxhoranca po i jep kohë Ahmetaj që të fshihet duke penguar drejtësinë të veprojë.

“Po bashkëpunoni në krim, mos i jepni më shumë kohë Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin, të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, tha Bardhi.

Bëhet me dije se nga ana e Kuvendit është kërkuar që seanca në Kuvend për Ahmetajn të mbahet të hënën në orën 17:00, por që ende nuk ka kaluar në votim.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për Ahmetaj dhe arrestimin e tij. Ish-zëvendëskryeministri rezulton se është larguar nga Shqipëria para se kërkesa të dorëzohej në Parlament. Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani deklaroi në mbledhjen e mbajtur dje se të gjitha provat që janë mbledhur justifikojnë kërkesën për arrestimin e deputetit.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026