Avokati denoncon zhdukjen e 13-vjeçarit! Serjani: Doli përsëri për lypje
Puna e fëmijëve për arsye nga më të ndryshmet është një problem botëror, i pranishëm edhe në Shqipëri sidomos për sa i përket disa komuniteteve të caktuara.
Përgjithësisht janë arsyet ekonomike ato që i detyrojnë fëmijët që të punojnë në moshë të mitur, për rrjedhojë edhe të shfrytëzohen apo të trafikohen.
Gentjan Serjani, avokat i të drejtës sociale tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ajo i shtyn fëmijët romë në rrugë është reagimi për mbijetesë dhe jo mentaliteti për të jetuar në ato kushte.
Ai denoncoi rastin e një 13-vjeçari në situatë rruge i cili pas largimit nga institucioni shtetëror u rikthye sërish në rrugë dhe sot nuk ka asnjë gjurmë nga ai.
“Rasti i Sebastianit, të riut që po godiste motorin. Për një gjë shumë banale ai fëmijë është sot sërish në rrugë, dhe është vendosur në një institucion shtetëror, është larguar sepse nuk e duronte dot për shkak të kushteve dhe mbipopullimit. Është kthye në rrugë sot dhe kam ditë që e kërkoj për ta takuar dhe kam frikë mos e shfrytëzojnë grupet kriminale. Kur plotësuam dokumentacioni dhe e çuam në bashki për bonusin e qirasë, dokumentacionin e çuan në njësinë e gabuar. Kjo e detyron atë të kthehet sërish në rrugë dhe rikthehet nga e para gjithë kompleksiteti i situatës”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sot Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve
- “Të miturit duhet të punojnë deri 4 orë dhe jo punë të dëmshme”- sqaron avokati
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët