Avokati: E gabuar juridikisht masa ndaj Berishës pa iu drejtuar parlamentit

21 Tetor 2023 | 23:10

Avokati Eramal Ahmataj ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në selinë blu, ku komentoi nga pikëpamja juridike dhënien e masës “Dertyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ahmataj tha se është ende i paqartë argumenti që GJKKO ka dhënë në lidhje me ndalimin e lëvizjes për deputetin Sali Berisha.

Ai theksoi se neni 73 i Kushtetutës ndalon gjykatën që në asnjë rrethanë të kufizojë lëvizjen e deputetit pa marrë më parë miratimin e parlamentit.

“Nuk mund të kufizohet liria e një deputeti të Republikës së Shqipërisë në asnjë lloj forme pa marë miratimin e parlamentit. Kjo pjesë nuk e di si është konsideruar nga GJKKO, e cila ka pronuar kërkesën e SPAK për të vendosur masën e sigurisë ndaj deputetit të Republikës së Shqipërisë. Kam përshtypjen që do mbajë goxha debat caktimi i kësaj mase dhe apelimi që do t’i bëjnë avokatët e Berishës në apelim. Nuk mundet në asnjë lloj forme të kufiozhet liria e deputetit.

Është gabuar për caktimin e masës ndaj Berishës pa iu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Nuk e di arsyetimin e gjykatës kur ka pranuar kërkesën por duket shumë qartë që Kushtetuta e ndalon ta shpallësh këtë masë në këtë lloj forme”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026