Avokati i Metës, Cakrani: Ish-presidenti nuk është njohur me dosjen
Gjykata e Posaçme këtë të premte shtyu seancën e ish-presidenti Ilir Meta për në datë 22-dhjetor, ku pas këtij vendim ka folur në një deklaratë për mediat avokati i tij, Kujtim Cakrani.
Sipas tij, shkaku se përse Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën paraprake të dosjes ‘Meta’ është se ish-presidenti nuk është njohur me fashikujt.
“Mungonte një prej avokatëve të palëve, të zonjës Kryemadhi, gjithashtu nga gjykata u lanë disa detyra që prokurorët duhet t’i informonin në ambientet e paraburgimit të gjithë fashikujt që ai kërkoi. Gjithashtu i kërkuam të saktësonin dhe akuzën dhe të na sillnin listën e provave. Prokurorët nuk e kishin këtë detyrë, padyshim që ne kërkuam përsëri”, u shpreh Cakrani.
Më tej, Cakrani tha se gjytarja e çështjes, Irena Gjoka, pranon të gjithë kërkesat e prokurorëve të posaçëm pasi ndihet e shantazhuar nga fakti që vetë është në hetim nga SPAK.
“Pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për zotin Meta, i cili ishte aty prezent dhe nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore. Pati një tension ndërmjet avokatëve, të paktën ndërmjet zotit Zhllima dhe unë me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila e pranoi kërkesën, megjithëse ne nuk e vinim në dyshim që zonja Gjoka pranon çdo kërkesë të prokurorëve.
Zonja Gjoka është e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë pasi po hetohet nga ata për çështjet e saj personale. Ajo vazhdon të mos i marrë parasysh dhe t’i injorojë kërkesat tona”, tha Cakrani.
Për më tepër, avokati ka theksuar se Meta ka kërkuar të njihet me 2 momente. Atë të CEZ-DIA, po jo me kontratën që nuk kanë lidhje me të, ku sipas tij ai nuk ka qenë as kryeministër dhe as nuk ka patur gisht, dhe tjetra ka qenë me lobimin.
“Këta janë 2 dosjet që zoti Meta kërkon të njihet me to”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë