Avokati i Paplekajt, kërkon riekspertim në vendin e ngjarjes ku u vra Pjerin Xhuvani

9 Janar 2023 | 14:27

Është mbajtur ketë të hënë seanca gjyqësore për ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se avokati i Arbër Paplekajt, Mirash Martini, ka kërkuar të thirren në gjyq dhe ekspertë që kanë kryer ekspertimin në vendin e ngjarjes. Në varësi të dëshmive që sipas tij do të japin ekspertët do të kërkohet i riekspertim i mundshëm në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë avokatët mbrojtës të palëve kanë parashtruar pretendimet dhe kërkesat e tyre rreth provave të mbledhura nga procesi hetimor.

Pritet që Gjykata të vlerësojë pretendimet e avokatit Mirash Martini që përfaqëson në proces Arbër Paplekajn dhe kërkesat e tjera të avokatëve.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën ora 11:00.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026