Blendi Klosi e konfirmon: Erion Veliaj është kandidati i PS-së për Tiranën
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është kandidati i kësaj force politike për kryeqytetin në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi u shpreh se lista me 61 kandidatët për bashkitë do të shpallet zyrtarisht nga forumet e partisë.
“Ka një prononcim të kryetarit të partisë dhe të shumë drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve drejtuese të PS-së, që asnjë dyshim nuk ka për kandidimin e zotit Veliaj, i cili zyrtarisht do të jetë me 60 kryetaret dhe kryetarët e tjerë, kur lista të shpallet zyrtarisht nga forumet.
Ne do të bëjmë procesin tonë të marrjes së mendimit të opinionit të partisë, të vendimarrjes të forumeve të larta drejtuese, Kryesia do të marrë vendim për 61 kryetarët. Në momentin që po flasim, nuk ka asnjë çedim në këtë kandidim”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë