‘Jemi magnet’, Blendi Klosi i përgjigjet Ilir Metës: Ja si PS-ja e mori Agron Çelën
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i është përgjigjur kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi deputeti i kësaj force politike në qarkun e Beratit, Agron Çela, kaloi me mazhorancën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi u shpreh se Partia Socialiste është si magnet, pasi është forca politike më e madhe, më e organizuar dhe më fituesja në vend.
“Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja është shumë e fortë, kjo ka qenë gjatë gjithë kohës. Një herë kemi pasur çarje, ajo çarje na humbi pushtetin në 2005 dhe nga ai moment, nuk ka pasur më ngjarje që nga PS-ja të largohet. PS-ja vazhdon të dëshmojë që është partia më e madhe, më e organizuar, më fituesja në vend dhe si e tillë është një magnet shumë i mirë për ata që duan që të ketë punë të mira për komunitetin.
Zoti Çela vjen si një deputet që ka mbështetje të konsiderueshme të shprehur në vite,në disa mandate në zonën ku ai funksionon, pra, ka forcën e tij politike personale dhe këtë ai e menaxhon për të mirën e komunitetit. Unë mbështes çdonjërin, partia është kryesorja, struktura është më rëndësishmja, njerëzit që na votojnë, janë ata që ne duhet t’i vlerësojmë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve