Avokati i Thaçit në Hagë: Keni ofenduar diplomatët e huaj që dëshmuan mbi kontributin në Kosovë

11 Shkurt 2026 | 16:22

Avokati amerikan i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, Pierre Prosper, ka kritikuar ashpër Prokurorinë gjatë seancës së radhës, duke e cilësuar qasjen e saj si arrogante dhe pa respekt ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë.

Reagimi i tij erdhi pasi Prokuroria vuri në dyshim peshën e dëshmive të disa diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj, duke argumentuar se ata kishin pasur informacione të kufizuara për situatën në Kosovë në periudhën e luftës.

Prosper tha se kishte komunikuar me një diplomat të lartë dhe se komentet e Prokurorisë për shtatë dëshmitarë ndërkombëtarë ishin fyese për profesionin dhe kontributin e tyre. Sipas tij, ata kishin qenë në Kosovë me mision për paqe, kishin mbledhur informacione nga burime ushtarake dhe civile dhe kishin bërë vlerësime të bazuara në fakte.

“Të nderuar zotërinj, duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti, i cili ka qenë i pranishëm qysh nga fillimi. Të rrëzosh përvojën dhe dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet, për mua është gjest dëshpërimi. Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vetë profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike”, deklaroi Prosper.

Ai theksoi se tribunalet ndërkombëtare janë pjesë e sistemit të rendit ndërkombëtar dhe se personat që kanë dëshmuar janë pjesë e këtij sistemi.

“Këto tribunale janë mjet, instrument i sistemit të rendit ndërkombëtar. Personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi. Ju ishit atje, por nuk e dini sepse ne do ta interpretojmë ndryshe. Mos u besoni syve, veshëve; dimë ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve. Mund të mos pëlqeni, mund të mos respektoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre dhe shtetet që përfaqësojnë Amerikën, Britaninë, NATO-n”, u shpreh ai.

Prosper përmendi me emër disa prej dëshmitarëve, si gjenerali Wesley Clark, ish-ambasadori Christopher Hill, James Rubin dhe Paul Williams, duke thënë se Prokuroria po i paraqet ata sikur të kishin njohuri sipërfaqësore për zhvillimet në Kosovë.

“Nuk kishin shkuar për safari në Kosovë. Prokuroria do që ju të besoni se ata kanë qenë vetëm kalimtarë, se në këtë udhëtim bënë disa konstatime sipërfaqësore. Duan të minimizojnë rolin e tyre, është mungesë respekti. Kjo tregon injorancë sa i takon këtij procesi. Këta diplomatë, ekspertë – bëhet fjalë për punën e jetës së tyre – erdhën vullnetarisht të flisnin me ju për të thënë: këto dimë ne, këto kemi parë ne”, tha Prosper.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026

Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar pesë persona nga Policia...
15:11 | 28/06/2026

Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)

Qytetarët serb tanimë kanë nis të mblidhen në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, për të festuar të ashtuquajturin Vidovdan. Ndërkohë, policia po kontrollon nëse...
12:37 | 28/06/2026