Avokati i Trifon Murataj tregon itenerarin e kontejnerit ku u zbulua kokaina

6 Nëntor 2022 | 20:32

Avokati i kompanisë “Ziko”, Ilir Qafa ka treguar intinerarin e kontejnerit ku u zbulua 33.5 kg kokainë, në Portin e Durrësit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Qafa u shpreh se anija u nis më 20 shtator nga porti i Guayaquil në Ekuador, më pas u zhvendos në Panama, Itali dhë më 17 tetor mbërriti në Durrës.

“Nëse përpiqemi të rindërtojmë trajektoren që bën një kontejner, unë kam marrë një kontejner të kompanisë “Ziko” dhe shohim pikën e nisjes më datë 15 shtator, ka qenë porti i Guayaquil, bosh në anije. Shkon më pas në portin e Guayaquil, një ditë më pas.

Në datën 20 ngarkohet në anije. Në Rodman ka qenë më datë 23 shtator, më 23 vazhdon të qëndrojë në pikëndalesën e Rodmanit, më 24 shtator në Kristobal të Panamasë, derisa ka mbërritur në Itali më 11 tetor. Përsëri në 14 tetor ka qenë në Itali dhe në Durrës ka mbërritur më 17 tetor, ka qëndruar deri më 31. Kjo është rruga që është bërë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026