Avokati: Meta u pyet për lobimin në SHBA, kërkoi të fliste me mediat, nuk iu lejua
Pas përfundimit të marrjes në pyetje të ish-Presidentin Ilir Meta në SPAK, avokati i tij, Genc Gjokutaj, doli në një komunikim me mediat për të sqaruar detaje mbi zhvillimet e ditës.
Gjokutaj tha se Meta ishte marrë në pyetje nga prokurori Sotir Kllapi dhe oficeri përkatës, duke theksuar se seanca e zhvilluar ishte e dedikuar për hetimin mbi lobimin e LSI në SHBA. Avokati sqaroi se Meta kishte kërkuar sqarime për mënyrën e arrestimit të tij, të cilin ai e përshkroi si të dhunshëm dhe të ngjashëm me një “rrëmbim”.
“Pyetja filloi me një kërkesë të zotit Meta, i cili kërkoi të dinte arsyet e mënyrës se si u arrestua. Ai e konsideroi këtë veprim të dhunshëm, si një rast të ngjashëm me një rrëmbim. Sot u mor në pyetje për lobimin në SHBA, ku ai u tregua bashkëpunues dhe tregoi gjërat që kishte dijeni sa i përket asaj çështje”, – tha avokati Gjokutaj.
Avokat Gjokutaj shtoi se nuk ka ende informacion nëse Meta do të pyetet përsëri, pasi ky vendim mbetet në dorën e SPAK. “Nuk dimë se kur do të pyetet sërish, kjo është çështje e SPAK-ut”, theksoi ai.
Gjokutaj nënvizoi gjithashtu se procesverbali i seancës ishte firmosur dhe seanca ishte realizuar plotësisht. Megjithatë, ai theksoi se Meta kishte kërkuar të fliste drejtpërdrejt me mediat për të dhënë versionin e tij, por kërkesa e tij ishte refuzuar.
“Për shkak të këtij refuzimi, unë jam këtu për të komunikuar me ju dhe për t’ju dhënë informacionin e nevojshëm”, – përfundoi avokati i Metës.
Ish-Presidenti Meta është në hetim për dyshime lidhur me lobimin në SHBA nga ish-Partia e Lirisë, LSI.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik