Lobimi në SHBA, Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje

7 Janar 2025 | 11:07

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në ambientet e SPAK nga qelia e tij Nr.5 e burgut “313”, përmes tunelit që lidh këtë institucion me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarme.

Meta është thirrur për të dhënë dëshminë e tij si person në hetim në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Siç parashikohet nga procedurat ligjore, Meta është shoqëruar në SPAK në prani të avokatit Genc Gjokutaj, për t’u pyetur nga prokurorët që po hetojnë rastin.

Dje, ishin thirrur edhe disa figura të tjera të afërta me ish-Presidentin. Mes të thirrurve për t’u marrë në pyetje ishin bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila është aktualisht në proces divorci, nëna e saj, Fatime Kryemadhi, dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e çiftit, Ema Çoku.

Sipas informacioneve, as Monika, as Fatime Kryemadhi dhe as Ema Çoku nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë përpara prokurorëve.

Kujtojmë që ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest me burg”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026