“Mund ta shpik palestrën edhe në 15 m2″, Meta flet për Euronews nga burgu 313

14 Nëntor 2024 | 21:04

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, nga burgu 313 ku po qëndron në izolim që nga arrestimi i tij, tregoi se ka preferuar të qëndrojë te 313 dhe jo në një burg ku ndoshta kushtet mund të ishin më të mira, për të qenë pranë familjes dhe miqve.

I pyetur nëse i mungon aktiviteti fizik të cilin e ka pasur të pandarë në liri, Meta u përgjigj se me vullnetin që ka mund të shpikë palestrën edhe brenda hapësirës së vogël të qelisë.

“Dua të jem pranë prindërve, motrës dhe fëmijëve. Nuk dua të “lodh” shumë edhe avokatin meqenëse edhe ju e kërkoni nëpër studio. Por dua të jem edhe sa më pranë drejtuesve të Partisë së Lirisë.

Për sa i takon palestrës e kam thënë edhe më parë se një njeri që s’ka vullnet edhe po të flejë në palestrën më të mirë mund të mos bëjë asgjë. Ndërsa ai që ka vullnet e shpik “palestrën” edhe në 15m2…Dita ime është e mbushur kryesisht me lexime, shënime, kujtime dhe me letra që u shkruaj kolegëve, miqve e të afërmve dhe po kështu duke lexuar letrat e tyre.

Po qëndroj vetëm, por nuk ndihem vetëm. Ndërkohë bëj ushtrime të ndryshme stretching, etj”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026