Avokati: Sokol Mjacajt mund t’i hiqet burgu përjetë nëse bashkëpunon me drejtësinë
Një vrasje e mirëorganizuar është shënuar ditën e premte (15 dhjetor 2023) rreth orës 13: 52 minuta brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit.
Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, 8 vjet më parë, ka vrarë Arben Lleshin ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Indrit Shaqja. Edhe këta dy të fundit janë persona të dënuar me burg përjetë.
Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do kryheshin kontrolle periodike siç e kërkon ligji, ngjarja e Peqinit mund të ishte shmangur.
Hoxha u shpreh se nëse Mjacaj pranon të bashkëpunojë me drejtësinë, ekziston mundësia që të rishikohet dënimi i përjetshëm ndaj tij.
“Në Shqipëri masat merren pasi ka ndodhur ngjarja kriminale. Nëse do ishte zbatuar ligji dhe do kryheshin kontrolle periodike siç e kërkon ligji dhe nëse shërbimi i informativ brenda burgut do funksiononte ngjarja mund të ishte shmangur. Nuk jemi vetëm në kuadër të shpërdorimit të detyrës.
Nëse Mjacaj bën një marrëveshje bashkëpunimi, gjykata e lartë dhe kushtetuese nuk janë shprehur, mund të ketë një rishikim të dënimit ndaj Mjacajt. Ai mund të përfitojë një ulje të dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vjet nëse zgjedh të bashkëpunojë me organet e drejtësisë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta