Çuko: Pse u shkarkua 20 ditë më parë drejtuesi i burgut në Peqin

16 Dhjetor 2023 | 21:56

Ish-drejtori i Përgjithashëm i Burgjeve, Arben Çuko, foli në emisionin Review, nw Euronews Albania, mbi sistemin e sigurisë të burgjeve në vend.

Sipas tij në burgun e Peqinit, ka ceduar një nga elemetët e sigurisë duke bërë që arma të futet në ambientet e brendshme.

Ai u ndal dhe te shkarkimi i drejtorit të burgut të Peqinit rreth 1 muaj më parë. Çuko theksoi se ministria e linjës, kishte informacione se gjendja e sigurisë në burgun e Peqinit ishte në rrezik dhe ndaj hartuan një plan masash me zëvendësimin e drejtorit dhe dy shefave të sigurisë. Plan, i cili do të vijonte dhe më tej pë rikthimin e kontrollit të plotë nëinstitucionin e vuajtjes së dënimit.

Ai nënvizoi se duhen pritur hetimet, zbulimi i kohës së futjes së armës në burg, për të shkuar më pas tek elementët që kanë ceduar.

“Nga kontrollet e mëparshme, në burgun e Peqinit dolën në një konkluzion që gjendja e sigurisë nuk ishte në nivelin e kërkuar. Për këtë qëllim rreth 20 ditë më parë shkarkuan drejtorin e aprë të burgut dhe shefin e policisë dhe ishin në vazhdën e masave të mëtejshme për të vënë në standardin e duhur gjithë skemën e sigurisë. Drejtori aktual dhe dy shefat e sigurisë kishin më pak se 20 ditë në burg. Si është futur arma? A ka më shumë se 20 ditë? Vetëm prokuroria do ta nxjerrë të saktë. Unë shpresoj ta nxjerrë shpejt. Por këto lloj hetimesh zgjasin dhe kanë historitë e tyre. Në burgjet e tjera të shteteve dhe më moderne, me teknologji më të lartë dhe me trajtim shumë më të mirë se sa trajtohen dhe policisët e burgjeve tona kanë ndodhur ngjarje dhe më të rënda. Para 1 jave në Teksas u vranë 16 persona në burg, para 2 vjetësh në Frosinone të Italisë më një burg të sigurisë së lartë, u fut arma me dronë”, tha Çuko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026