Avokati Vishaj: Vajza në video-skandalin e Gjicit ka përgjegjësi penale, ja ligji…

19 Qershor 2023 | 21:58

Avokati Saimir Vishaj tha për “Now me Erla Mëhillin”, se vajza e shfaqur në video-skandalin seksual me Safet Gjicin ka përgjegjësi penale të vërtetuara nga video e publikuar.

Ai tha se nga ato që shikohet në video është se vajza kërkon të kryejë një marrëveshje pak pas momenteve intime të kaluara me Gjicin, në zyrën ku ai ushtronte funksioni si kryebashkiak.

Ndaj sipas Vishaj ajo ka përgjegjësi penale pasi që prej vitit 2021, kur ti kërkon kryerjen e një marrëveshje pavarësisht pasojës, pra pavarësisht nëse bie apo jo në kurth personi tjetër, ti je duke ushtruar veprën penale të “ushtrim ndikimit”.

Vishaj tha gjithashtu se në videon e publikuar ?Gjici nuk premton asgjë, ai thjesht i kalon çështjen teknicienit, por as ai nuk ka premtuar asgjë, ndaj Vishaj e quan të dështuar çështjen e Gjicit.

“Kjo çështje me këtë video që u prezantua është e dështuar që sot. Kjo video na jep një tablo ndryshe, me këtë video, Alma K. apo Alma T. sido që e ka, nëse e konsiderojmë “viktimë”, ajo ka përgjegjësi penale, në ushtrim ndikimi, që ka ndryshuar që nga viti 2021.

Kur ti kërkon kryerjen e një marrëveshje, pavarësisht ardhjes së pasojës, atëherë ti je subjekt për vepër penale ushtrim ndikimi. Ligji në rastin konkret viktimizon në rolin e autorsisë këtë zonjë, ndërsa kryetari i bashkisë deri në këto momente nuk ka marrë përsipër asnjë lloj premtimi, apo kërkimi qoftë vetë ai apo vartësi i tij. Ai i ka kaluar problemin teknicienit që është zëvendësi i tij”,-tha avokati Saimir Vishaj.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026