Avokati Zhllima: Burrat marrin mbiemrat e grave për ekspulset ose krimet që bëjnë
Avokati Gylsen Zhllima është shprehur se tradita e dikurshme kur gruaja duhet të merrte mbiemrin e burrit, në Shqipëri është zbehur paksa kohët e fundit.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Zhllima tha se në shumë raste çiftet mbajnë mbiemrat e tyre respektiv, ose burri merr mbiemrin e gruas.
Ai tha gjithashtu se rastet më të shumta kur burrat marrin mbiemrin e grave janë te të rinjtë, të cilët kanë marrë ekspuls në pasaportat e tyre dhe e kanë të pamundur të dalin jashtë vendit.
“Burri sipas traditës sonë i thotë gruas ti do mbash mbiemrin tim. Ligji nuk e njeh këtë traditë. Ligji thotë o veç e veç, ose me marrëveshje për një mbiemër të përbashkët. Shumë djem të rinj, për shkak se kanë marrë jashtë shtetit ekspulse dhe nuk mund të dalin jashtë vendit, kanë marrë mbiemrin e gruas.
Edhe këto janë martesa fiktive. Pra ky është trendi sot. Ka edhe arsye të tjera, por e vërteta sot është që shoqëria jonë sot është pak më e avancuar. Unë dhe bashkëshortja kemi mbiemrat tanë.
Pastaj ka raste që burrat marrin mbiemrin e grave kur përshembull mbiemri është një mbiemër historik, i rëndësishëm. Por kur palët shkojnë të zgjidhin martesën, kërkuesi kërkon që martesa të zgjidhet, por edhe mbiemri të rikthehet si për vajzën, ashtu edhe për dialin”, tha Zhllima.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit