“Baba i kombit”- Takimi i “veçantë” Rama-Abazoviç në Samit: O më i miri i të tanëve
Kur kryeministri Edi Rama po priste liderët e Bashkimit Europian e Ballkanit Perëndimor në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit shtrëngime duarsh, foto zyrtare e batuta u dëgjuan me thuajse të gjithë mysafirët.
Të vetmit me të cilët Rama pati një përshëndetje më të ftohtë ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.
Ndërkaq, me kryeministrin në detyrë, Dritan Abazoviç, Rama pati një komunikim më të afërt duke shkëmbyer dhe batuta.
“O ma i miri i tanëve hajde,” – thirri Rama kur Abazoviç zbriti nga makina, ndërsa ky i fundit iu përgjigj “Baba i kombit”.
Këtë të hënë në Tiranë u mbajt për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Nuk ka ndodhur më parë që kjo ngjarje e të tillë rëndësie të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë