Ardit Dakshi, i cili është baba i dy vajzave binjake, tha se pas katër muajsh që lindën këto të fundit mori leje prindërimi.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Dakshi u shpreh se kur mori leje prindërimi, shoqëria fillimisht e qeshi.
“Kam marrë lejen prindërore. Normalisht leja është e detyrueshme për nënën. Unë kam fatin që kam dy fëmijë binjakë. E mora muajin e lindjes pas muajit të katërt dhe deri në përfundim të lejes së lindjes.
Ishte propozimi im, e madje shoqëria fillonte dhe qeshte në fillim fare. Jashtë është normale. Ka pasur raste te puna ime që pas meje kanë marrë dhe të tjerët. E mora për një vit lejen”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm në qeverinë e re të Serbisë
- Lidhja mes moshës së prindërimit dhe rrezikut të çrregullimit bipolar tek fëmijët